Tritol servisit në Tiranë, flet i riu: E kanë bërë konkurrentët

0
Gjigandi

Një sasi tritoli i është vendosur këtë mëngjes një servisi automjetesh në Tiranë, me pronar shtetasin Ronaldo Peti.

Lidhur me ngjarjen vetë Peti ka pohuar se shkak për këtë atentat të jetë bërë konkurrenca që ai ka pasur me serviset e tjera.

Por burime për median bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se arsyeja e vërtetë të ketë qenë konflikti që vetë ky shtetas ka pasur me banorët e zonës. Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ku dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur tritolin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

RonaTyra

Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu