Gjendet i riu që u mor peng në Elbasan, arrestohen autorët

0
Gjigandi

Policia e Elbasanit bën me dije se ka gjetur adoleshentin që u mor peng nga disa të rinj mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se pengmarrja ndodhi pas një sherri me disa grupe rivale.

Edhe pse pengmarrja nuk po konfirmohej nga autoritetet përkatëse, mësohet se blutë e Elbasanit kanë shoqëruar në polici autorët, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në konflikt, apo personi që u mor peng.

Burimet thanë se ditën e sotme janë arrestuar autorët dhe është liruar adoleshenti i cili ishte marrë me forcë nga një makinë.

Ngjarja erdhi pas një përleshjeje mes dy grupeve adoleshentësh mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 pranë stadiumit në Elbasan.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave të ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa dëshirën e tij.

RonaTyra

“Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e ngjarjes, ndërkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet”, njoftoi policia në mesnatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu