Berat/ Morën peng në makinë të miturin, arrestohen dy vëllezër

0
Gjigandi

Dy vëllezër janë arrestuar në Dimal të Beratit, pasi kanë marrë peng një 15-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç, ku kanë marrë me forcë të miturin në automjet pasi dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Dimal/Berat

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të cilët me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, një 15-vjeçar për të cilin dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash, në banesë.

RonaTyra

Procedohet penalisht 15-vjeçari, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu