Kryente vjedhje në mënyrë të përsëritur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

0
Gjigandi

Një 33-vjeçarë në Durrës është arrestuar ditën e sotme pasi u kap duke vjedhur në mënyrë të përsëritur në një rrjet supermarketesh.

33-vje1#ari mësohet të ketë qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës.

RonaTyra

Vodhi në mënyrë të përsëritur, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet për raste vjedhjesh në supermarkete, të adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-S. Xh., 33 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu