U kap me snajper dhe makinë luksoze, Gjykata lë në burg ish-efektivin e RENEA-s

0
22
Gjigandi

Gjykata e Tiranës ka mbajtur këtë të enjte seancën për caktimin e masës së sigurisë për ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada.

Burime për median bëjnë me dije se ndaj Radës është vendosur masa e sigurisë ‘Arrest me Burg’, po ashtu edhe për të arrestuarin tjetër shtetasin Elton Hithi, 28-vjeç.

Rada po udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi, ndërsa gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se Rada dhe Hithi do kryenin vrasje.

Ndërkaq, policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Në atentatet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri, armët e përdorura kanë qenë mjaft specifike. Vetëm një dorë e specializuar mund të ishte aq precize në përdorimin e tyre, çka hodhi dyshime se personat ishin vrasës të “kualifikuar” duke u bërë një fenomen i përhapur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu