I humbur prej ditësh, gjendet dora e turistit brenda një peshkaqeni

0
Gjigandi

Një turist skocez dyshohet se ka vdekur pasi gjetën një dorë në stomakun e një peshkaqeni.

Ai rezulton i humbur që prej fundjavës dhe herën e fundit që është parë ka qenë duke bërë zhytje në det afër Madagaskarit.

44 vjeçari ishte me pushime me bashkëshorten e tij. Dora është identifikuar nga unaza që kishte në gisht.

Këtë e vërtetoi bashkëshortja e tij.

RonaTyra

Një prej qytetarëve të zonës shprehet se shumë helikopterë e zhytës u nisën në kërkim të tij por nuk e kanë gjetur ende.

Ai shprehet gjithashtu që deti plazhi ka shumë tabela që paralajmërojnë se ka shumë peshkaqen.

Madje edhe në det janë të vendosura rrjeta ndarëse që sinjalizojnë një kufi nga ku pushuesit nuk duhet ta kalojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu