Filmi i Hollywood me 4 seri mbi ngjarjet tr agjike në Tropojën e viteve 1990 dhe 2000 do të bëhet realitet. I titulluar “HAKLAJ”, filmi do të ketë protagonist Fatmir Haklajn dhe familjen e tij.
Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i krahinës shqiptare të Kosovës. Në rolin e Fatmir Haklaj të jetë Doktor Jurgen Malaj. Në këtë film do të marrin pjesë aktorë të shumtë shqiptarë nga disa treva shqiptare, si dhe mendohet të jetë një film, që do të lërë gjurmë të thella në historinë e Hollyëood.
Në këto 4 seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, luftën e përgja kshme për ha kmarrje ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur e nga politika. Buxheti fillestar i filmit konsiston nën një shumë prej 32 milion dollarë amerikanë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë, qofshin këta shqiptar ose jo.
Po kush është 30 vjeçari Jurgen Malaj?
Jurgen Malaj bën pjesë tek njerëzit më të besuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, i cili kontribuon vazhdimisht në bashkëpunimin midis inteligjencës amerikane dhe asaj europiane. Ai ka lindur binjakësisht në Fier, pikërisht më 15 korrik 1990, si dhe është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Doktori shqiptar jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij. Jurgen Malaj vjen nga një familje e madhe patriotike, e rëndësishme dhe me influencë në Shqipërinë e Jugut.
Sipas njoftimit zyrtar të organizatës ndërkombëtare Ëorld Albanian Congress ËAC Doktor Jurgen Malaj do të jap së shpejti një intervist të plotë mbi projekt-filmin Haklaj.