‘Heroi’ i finales së Tiranës, pushime si baba. Në plazh me djalin dhe ish-partneren

0
8
Gjigandi

Sezoni është lënë prapa krahësh, lojtarët e Romës janë larguar nga “Trigoria” dhe po shijojnë pushimet e tyre të merituara, para se të kthehen për fillimin e stërvitjes së ardhshme atletike.

Nicolò Zaniolo ka vendosur që këtë pjesë të parë të pushimeve ta kalojë me djalin e tij, Tommaso, i shoqëruar nga ish e dashura, Sara Scaperrotta.

“Heroi” i finales së Tiranës, që me golin e tij i dha Romës edicionin e parë të Ligës së Konferencës, ndodhet në Sardenjë që prej 3 qershorit së bashku me një mik të tij dhe të dashurin e motrës së tij, ndërsa Sara ka qenë së bashku me nënën dhe vëllain e saj, Simone.

Dje ata kaluan një ditë të gjithë së bashku në ujërat e kristalta të ‘Costa Smeralda’. Një udhëtim me varkë për të kaluar pak kohë me djalin në paqe dhe larg syve kureshtarë.

Ylli i ri i Romës ka përfunduar shpesh në qendër të thashethemeve për shkak të jetës së tij sentimentale. Pas përfundimit të historisë me nënën e djalit të tij, e cila u tërhoq pasi futbollisti i tha se nuk ndihej gati për të krijuar familje, Zaniolo-s iu atribuuan një sërë flirtesh me disa vajza.

Mes tyre qarkulloi emri i Madalina Ghenea, më pas një histori me influencuesen Chiara Nasti, që zgjati vetëm disa muaj, dhe në fund me Sophie Codegoni. Sipas mediave rozë italiane, tashmë Nicolò Zaniolo është vetëm, ‘beqar’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu