10 shtëpitë më të shtrenjta të futbollistëve, që do t’ju marrin mendjen (fotot)

0
10 shtëpitë më të shtrenjta të futbollistëve, që do t’ju marrin mendjen (fotot)
Gjigandi

Pagat e futbollistëve vazhdojnë të rriten e rriten çdo vit që kalon. Disa lojtarë kryesorë në botë sot po fitojnë shuma të jashtëzakonshme parash, madje edhe më shumë se CEO e klubeve me vlerë miliarda dollarë.

Këto futbollistë të talentuar nuk po blejnë vetëm makina, ora dhe rroba të shtrenjta, por po shpenzojnë shumë për shtëpitë e tyre në disa nga lagjet më luksoze në botë. Këtu janë top-10 shtëpitë më të shtrenjta të futbollistëve në vitin 2022.

10. Andres Iniesta – 4.6 milionë dollarë

Andres Iniesta, një prej futbollistëve më të mirë të kohës së tij, kishte nevojë për një shtëpi të madhe për të mbajtur të gjitha medaljet që kishte fituar me Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle.
Disa vite më parë, Iniesta kishte këtë shtëpi mahnitëse të ndërtuar posaçërisht për të, të kompletuar me pseudonimin dhe numrin e fanellës së tij në murin e përparmë, si dhe stemat e Barcelonës dhe Spanjës. Brenda shtëpisë së tij, fantazisti ka 5 dhoma gjumi, një pishinë, madje edhe një kishë të vogël, me çdo rehati të imagjinueshme. Shtëpia e tij tani vlen 4.6 milionë dollarë.

RonaTyra

9. Mario Balotelli – 5 milionë dollarë

Mario Balotelli është 31 vjeç, megjithatë tashmë ka luajtur për disa nga skuadrat më prestigjioze në botë, nga Interi te Manchester City, pastaj kthehet në Itali dhe përfaqëson Milanin, provon një eksperiencë te Liverpool-i e kështu me radhë. SuperMario është një lojtar i talentuar, por sjellja e tij ka qenë e çrregullt dhe jokonsistente për shkak të stilit të jetës së tij kontraverse. Balotelli bleu këtë rezidencë mahnitëse, e cila është një nga shtëpitë e tij më të shtrenjta, për rreth 5 milionë dollarë kur iu bashkua Liverpool-it. Kjo vilë ka një fushë të brendshme, një pishinë, një teatër privat, katër dhoma gjumi dhe dy tualete, madje është dhënë me qira jo shumë kohë më parë.

8. Gareth Bale – 6 milionë dollarë

Gareth Bale ishte futbollisti më i vlefshëm i të gjitha kohërave, duke mposhtur edhe ish-kolegun e tij nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo, pasi u transferua për shumën rekord të kohës, 100 milionë euro nga Tottenham te Real Madridi, më 2013. Ai u vendos në shtëpinë e mëparshme të Kaka, e cila ndodhet në një nga lagjet më prestigjioze të Madridit, me fqinjë si Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane e një mori të famshmish të tjerë spanjollë. Edhe në këtë zonë ekskluzive, shtëpitë shkojnë më shumë se 6 milionë dollarë. Shtëpia e tij bashkëkohore është një bukuri e vërtetë. Ka katër dhoma gjumi, një garazh për gjashtë makina, një pishinë të bukur dhe një palestër të brendshme.

7. Lionel Messi – 6 milionë dollarë

Për një arsye të vlefshme, Lionel Messi është cilësuar si një nga futbollistët më të mirë që ka jetuar ndonjëherë në planet. Me ndihmën e Andres Iniesta, Xavi dhe ikonave të tjera të Barcelonës, ai e shndërroi këtë skuadër në më argëtuesen për t’u parë, duke na mahnitur me aftësi të jashtëzakonshme dhe me “tiki-taka” magjepsëse. Ai është i shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës, aq i apasionuar pas futbollit sa mendoi se shtëpia e tij duhet të projektohej me qasje në këtë sport magjik. Messi synonte të ndërtonte shtëpinë e futbollistit ideal, e cila u modelua si në futboll, në mes të një fushe të blertë. Kostoja e ndërtimit llogaritet 6 milionë dollarë.

6. Cristiano Ronaldo – 7.2 milionë dollarë

Në krahasim me Messin, në anën tjetër është Cristiano Ronaldo. Këto dy yje të futbollit janë si Yin dhe Yang, teksa çdo vit kanë rivalizuar për titullin e futbollistit më të mirë në botë. Është gjithmonë një garë e ngushtë, edhe kur krahasojmë rezidencat e tyre të mahnitshme. Futbollisti i shquar portugez ka një shtëpi prej 7.2 milionë dollarësh në një lagje banimi të pasur pranë Madridit, me 8000 metra katrorë luks, shtatë dhoma gjumi, tetë banja, dy pishina, një kopsht të madh, madje edhe një dhomë trofesh për të mbajtur të gjithë trofetë e medaljet e tij.
Cristiano kishte planifikuar ta shiste këtë rezidencë shumë kohë më parë për t’u zhvendosur më pranë qendrës së qytetit, por deri tani nuk e ka kryer këtë operacion imobiliar.

5. Didier Drogba – 14.4 milionë dollarë

Drogba është ende pjesë e futbollit, për ata që nuk e dinë. Tani luan për Montreal Impact. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë e ka vendosur veten si një nga sulmuesit më të talentuar, duke lënë gjurmën e tij në historinë e shkëlqyer të Chelsea gjatë dekadës së fundit. Didier Drogba grumbulloi shumë pasuri gjatë gjithë karrierës dhe duket të jetë një nga shpenzuesit më të pakursyer. Ai pagoi rreth 14.4 milionë dollarë për këtë pasuri të madhe, e cila ka shtatë dhoma gjumi, tetë banja, një muze sporti dhe një sërë dhomash të vogla për fëmijët.

4. Thierry Henry – 15 milionë dollarë

Thierry Henry, një tjetër ish-sulmues i njohur, zgjodhi ta përfundonte karrierën e tij të shkëlqyer me New York Red Bulls, pas 16 vitesh në Evropë (Juventus, Arsenal dhe Barcelona).
Henry konsiderohet si një nga (ish)futbollistët më të pasur në botë, ndaj akomodimi në New York nuk ishte i vështirë për të. Francezi u vendos në një nga zonat më të pasura të qytetit, në qendër të Sohos, në një apartament nën çati të madhe, me dy kate dhe një çmim prej 15 milionë dollarësh. Ai po ndërton gjithashtu shtëpinë e tij ideale, një strukturë trekatëshe me një pishinë, bar, teatër dhe një rezervuar peshku.

3. John Terry – 16 milionë paund

John Terry adhuron “Oxshott”, vetëm pak minuta larg çmendurisë së Londrës. Ai posedon këtu një rezidencë madhështore me dhjetë dhoma gjumi, me një teatër shtëpiak, një pishinë nëntokësore dhe një mori karakteristikash të tjera luksi. Vlera e shtëpisë thuhet se është rreth 16 milionë paund.

2. Wayne Rooney – 20 milionë dollarë 

Edhe pse është në kontrast me pronat e tjera në këtë listë, shtëpia e Wayne Rooney duket më shumë si një kështjellë sesa vendbanim normal. Për vite me radhë, ish-sulmuesi i Manchester United u bë një nga lojtarët më të paguar në botë. Megjithatë, atij iu desh të bënte shumë përpjekje për ta pronën në Cheshire si shtëpinë e tij ideale. Ai e bleu atë për 6 milionë dollarë disa vite më parë, por shpenzoi shumë para duke e bërë saktësisht siç dëshironte. Rezidenca e Rooney, e cila tani vlerësohet 20 milionë dollarë, përmban një muze sporti, një pishinë të madhe të brendshme, kopshte të zbukuruara, një teatër shtëpie dhe një xhakuzi.

1. David Beckham – 50 milionë dollarë

Nuk ka njeri që mund të tejkalojë David Beckham dhe bashkëshorten e tij, Victoria, kur bëhet fjalë për shtëpitë e (ish)futbollistëve. Ata ishin pronarët e lumtur të një prej shtëpive më spektakolare në kryeqytetin britanik për vite me radhë. Madje, ajo shtëpi quhej “Pallati Beckingham”, derisa e shitën në vitin 2013. Më pas, vetëm dy vite më parë, ata blenë këtë shtëpi të mrekullueshme në qendër të qytetit për 50 milionë dollarë. Sigurisht, kjo rezidencë njihej si “Beckingham Palace II”. Edhe pse mund të mos duket shumë nga kjo pamje, ajo është një nga rezidencat më të mëdha dhe më spektakolare të Kensingtonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu