Messi, Ronaldo, Neymar. Statistikat e Erling Haaland eklipsojnë sulmuesit legjendarë

0
Messi, Ronaldo, Neymar. Statistikat e Erling Haaland eklipsojnë sulmuesit legjendarë
Gjigandi

Thjesht një tarifë transferimi prej 70 milionë eurosh ishte gjithçka që iu nevojitej “qytetarëve” për të siguruar shërbimet e tij për shkak të një klauzole për blerje të futur me zgjuarsi në kontratën e Haaland me Borussia Dortmund.

Megjithëse, me pagën e tij të vlerësuar prej 375.000 £ në javë, tarifat e mëdha të agjentit dhe bonusit të besnikërisë, ne mund të presim që kostoja e përgjithshme e marrëveshjes të rritet ndjeshëm. Sidoqoftë, në tregun e sotëm, Haaland ishte një “vjedhje” për klubin dhe statistikat e tij na tregojnë saktësisht pse.

Sulmuesi 21-vjeçar norvegjez ka dominuar çdo kompeticion ku ka luajtur deri më sot, duke shënuar një sasi të frikshme golash, pavarësisht moshës së tij të re. Te Red Bull Salzburg ai shënoi 29 gola në 27 ndeshje, pavarësisht se ishte ende adoleshent.

Lëvizja te Borussia Dortmund pas vetëm 12 muajsh në Austri do ta bënte atë të përparonte në karrierë. Bundesliga ishte një sfidë që Haaland e përmbylli me ngjyra të shkëlqyera. Me fanellën e BVB, Haaland do të shënonte 86 gola të tjerë në 89 ndeshje.

Forma e tij në Ligën e Kampionëve ishte veçanërisht mbresëlënëse, pasi shënoi më shumë se një gol për ndeshje me klubin gjerman. Njerëzit nuk e quajnë Haaland “Terminator” për ndonjë arsye të vjetër, por se djaloshi norvegjez është një “makinë” dhe statistikat e tij e vërtetojnë këtë.

RonaTyra

Por si krahasohet karriera e tij deri më tani me sulmuesit më të mirë ndonjëherë? “The Sun” ka krahasuar golat e Haaland në karrierë, në moshën 21-vjeçare, me nëntë nga sulmuesit më ikonikë që kanë zbukuruar lojën magjike, edhe ata për arritjet deri në 21 vjeç. Ne po flasim për legjenda si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Wayne Rooney, për të përmendur vetëm disa.

Shikoni se çfarë ka dalë më poshtë:

10. Alan Shearer: 111 ndeshje / 24 gola = 0.21 (raporti gola për ndeshje)

9. Cristiano Ronaldo: 223 ndeshje / 55 gola = 0.23

8. Robin van Persie: 124 ndeshje / 31 gola = 0.25

7. Wayne Rooney: 225 ndeshje / 76 gola = 0.33

6. Harry Kane: 190 ndeshje / 63 gola = 0.33

5. Romelu Lukaku: 259 ndeshje / 102 gola = 0.39

4. Sergio Aguero: 235 ndeshje / 93 gola = 0.4

3. Lionel Messi: 179 ndeshje / 80 gola = 0.47

2. Neymar: 179 ndeshje / 85 gola = 0.5

1. Erling Haaland: 196 ndeshje / 135 gola = 0.68

Haaland, absolutisht e dominon këtë listë, me trefishin e produktivitetit të golave të Shearer dhe pothuajse edhe Ronaldos. Neymar dhe Messi janë rivalët e tij më të afërt, por edhe ata të dy janë disi larg norvegjezit.

Natyrisht, ashpërsia e ligës do të hyjë gjithmonë në lojë, mund të argumentoni se nuk e ka penguar deri tani Haaland, megjithatë në gusht bëhuni gati të shihni se çfarë mund të bëjë në sezonin debutues me Manchester City, një ligën më të fortë në botë, Premier League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu