Sarri rrezikon stolin, mediat angleze zbulojnë pasuesin e tij të mundshëm

0
Gjigandi

Dy pikë në tri ndeshjet e fundit, mbrojtja papritmas është bërë një pikë e dobët. Një tjetër Juventus është shfaqur në sfidat e fundit të Serie A, mjaft në vështirësi, që mezi arriti të rrëmbejë barazimin kundër Atalanta dhe Sassuolo, pas goditjes së “San Siro” me Milanin.

Performanca negative, që kanë rihapur kampionatin. Interi është afruar në -6 pikë, edhe pse bardhezinjtë mund të llogarisin avantazhin e përplasjeve të drejtpërdrejta në rast të mbërritjes në finish me pikë të barabarta.

Kampionëve në fuqi iu duhen edhe 9 pikë të tjera për ta mbrojtur kurorën, duke filluar nga ndeshja e madhe e së hënës në mbrëmje, kur Lazio mbërrin në “Allianz Stadium”. E kemi fjalën për “macen e zezë” të Juventusit, përballë së cilës e ngriti flamurin e bardhë në të dyja ndeshjet sezonale. Tashmë, kundër bardhekaltërve, menaxhmenti dhe tifozët presin një reagim të fortë ndaj kritikave, shumë prej të cilave iu drejtuan Maurizio Sarrit.

Trajneri toskan nuk ka qenë në gjendje të lërë shenjën e tij në lojën e Juventusit. “Sarriball”, admiruar te Napoli dhe pjesërisht te Chelsea është larg implementimit në Torino. Deri më sot është e vështirë të imagjinohet heqja dorë nga Sarri në fund të sezonit, diçka që do të bëhej e pashmangshme në rast të një titulli të humbur dhe lamtumirës nga Liga e Kampionëve. Kjo do të ishte “fotografia” më e tmerrshme për Andrea Agnelli, gati t’ia besojë tjetërkujt të ardhmen e stolit të Juventusit.

Nga Anglia ka dalë në skenë kandidati potencial dhe nuk është një emër aq i ri. Sipas “Daily Telegraf”, Mauricio Pochettino do të ishte emri i parë në listë për zëvendësimin e Sarrit, i cili një vit më parë I udhëhoqi “Spurs” drejt finales së Champions-it, ndërsa më pas u shkarkua. Argjentinasi duket gati për t’u transferuar në Torino dhe nisur një cikël të ri.

RonaTyra

Pochettino ndodhet në vendin e tij prej pushimit nga puna, pas një fillimi të keq të Premier League dhe debutimit të brendshëm në Champions (2-7) kundër Bayern Munich. Kjo bëri që presidenti Levy të nënshkruante me Jose Mourinho. Që atëherë, Pochettino është ende i lirshëm, në procesin e reflektimit për të zgjedhur me kujdes aventurën e tij të radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu