Letra prekëse e Valonit

0
Gjigandi

Mesfushori kosovar, Valon Berisha është transferuar nga Lazio në ligën franceze tek Reims, shkruan Insporti.

Berisha i është bashkuar ekipit të Arbër Zenelit për rreth 5 milionë euro sipas mediave franceze.

Ai sot, në një letër publike për fansat e Lazios iu është falenderuar për momentet e kaluara, duke thënë se ekipi do të jetë gjithmonë në zemrën e tij dhe se u dëshiron shumë suksese për pjesën e mbetur të sezonit.

“Faleminderit për përjetimet dhe momentet fantastike që kaluam së bashku. Për shkak të lëndimeve, koha ime në Lazio ishte mjaft e vështirë por i vlerësoj shumë trajnerët, lojtarët, stafin dhe fansat e Lazios për përkrahjen që më kanë dhënë. Lazio do të jetë gjithmonë në zemren time.

Ju uroj një sezon shumë të mirë, pata knaqësinë të ushtrojë dhe luaj me ju, qëndroni me shëndet dhe shihemi së shpejti”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu