Harry Kane dhe gruaja Kate duke pritur së bashku fëmijën e tretë

0
Gjigandi

Sulmuesi i Tottenham Hotspur,  Harry Kane 26 vjeç, konfirmoi lajmet për shtatzëninë e gruas së tij përmes një postimi  në Instagram, duke ndarë një këputje nga festa e tyre e zbulimit gjinor.

 Nëna e ardhshme 27 vjeç, mund të shihet ne foto duke parë me dashuri burrin e saj, teksa pozonin së bashku me një hark tullumbace shumëngjyrësh.

 Ajo shihej me një fustan ngjyrë leopardi të rrjedhshëm dhe këpucë të sheshta, ndërsa sulmuesi i Anglisë i veshur me një bluzë të bardhë,  këmishë të zezë dhe xhinse.

  Harry njoftoi fansat përmes llogarisë së tij në instagram, hamendësuar në gjininë e fëmiut duke shkruar me dy zemra ngjyra të ndryshme, kjo, apo ky.

RonaTyra

Për vajzë me një zmër ngjyrë rozë, dhe për djalë me një zemër ngjyrë të kaltër. Kishte urime nga më të ndryshmet, psh njëri nga ta ishte nga një i quajtur COYS i cili komentoi duke thënë: “Shumë urime për ju të dy, kur të mbërrijë  burri i vogël apo princesha, ata do të jenë vogëlushët më e lumtur që kanë prindër kaq të mrekullueshëm”.

 Ndërsa një ndjekës shtoi: “Harry dhe Kate kanë pasur disa arsye për të buzëqeshur kohët e fundit, pasi festuan përvjetorin e parë të martesës muajin e kaluar”.

Kujtojmë se Harry dhe Kate u fejuan në korrik, 2017, vetëm disa muaj pasi prezantuan vajzën Ivy – dhe mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku, Vivienne Jane, në 2018.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu