Haliti: Shpresojmë që fillimi i qershorit do të jetë edhe fillimi i aktiviteteve tona

0
Gjigandi

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, ankohet, sepse këto ditë mungojnë edhe përgatitjet por në anën tjetër shpreson se në fillim të qershorit do të nisin aktivitetet sportive. 

“Te nderuar sportist, ish sportist te sporteve te bukura të ujit, u bën dy muaj qe jemi jashtë pishinave, për 15 + vite më radhë çdo ditë ishim afër erës së Klorit pran pishinave.

Personalisht më mungojnë shumë ushtrimet e përditshme me sportistët, që janë shembulli më i mirë i kësaj shoqërie, jemi të bindur se kjo pandemi do të kalon dhe ju të nderuar sportist së bashku me trajnerët, punëtorët sportiv, prindërit, që na përkrahen në çdo sfide që kishim do të kthehemi aty ku kemi pasionin, do të kthehemi aty ku nderojmë: Klubin, Qytetin, Shtetin dhe ku ndertojmë personalitetin tonë!

Unë besoj shumë se ju do ti tejkaloni këto ditë të vështira dhe do të kthehemi edhe më të fortë!
Shpresojmë që fillimi i qershorit do të jetë edhe fillimi i aktiviteteve tona!”, shkruan Haliti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu