Hahn: Nuk duhet të dëmtohet Maqedonia e Veriut për shkak të Shqipërisë

0
Gjigandi

Në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë, thotë Johanes Hahn Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet vetëm se disa vende të BE kanë probleme me Shqipërinë. Ky është paralajmërimi që lëshoi sot komisioneri europian për zgjerimin, Johanes Han. Në një intervistë për gazetën Wiener Zeitung, z.Han duke u ndalur në këtë argument tha edhe se në rastin e Shqipërisë ndryshe nga vlerësimet për Maqedoninë e Veriut, ka më shumë kritika, për shkak të situatës në Shqipëri. Në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë, thotë ai. I pyetur nëse dy vendet mund dhe a duhet të ndahen nga njëra-tjetra në vendimmarrjen për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ky proces të bëhet vetëm për njërin shtet, Hahn tha se kjo duhet të ndodhë pasi përparimi i çdo vendi është i ndryshëm. Në fund të këtij argumenti z.Han bëri dhe një tjetër pohim pesimist për negociatat. “Merret ose jo tani vendimi për negociatat, në të dyja rastet çelja e tyre reale do të marrë vite”. Pjesë nga intervista e z.Hahn për hapjen e mundshme të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore: Javën tjetër do të vendoset për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por parlamenti Holandez tani dëshiron të bllokojë fillimin e bisedimeve me Tiranën. Çfarë do të thotë kjo për kandidatët? Unë jam shumë pozitiv për Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu shpresoj që Shqipëria të marrë përgjigje pozitive. Ekzistojnë më shumë kritika për situatën në Shqipëri nga shtetet anëtare të veçanta, e Komisioni jep një rekomandim për të dy vendet aderuese për të filluar bisedimet, bazuar në kriteret e përcaktuara nga vetë anëtarët. Në rastin e Maqedonisë Veriore, zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë ka një ndikim pozitiv. Ndërsa, në Shqipëri janë hasur disa probleme. Në Shqipëri ka probleme në situatën e brendshme politike, përfshirë konfliktin midis qeverisë dhe opozitës. A mund të ndodhë që vetëm një nga shtetet (nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut) të hapë negociatat për në BE. Teorikisht, kjo është e mundur dhe në përputhje me qasjen strategjike të negociatave të pranimit, në mënyrë që kandidatët të gjykohen në bazë të progresit individual që kanë bërë. Por sigurisht do të ishte më mirë të kishim një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse të dy vendet përparojnë në të njëjtën kohë. A mundet që Maqedonia Veriore të bjerë pre e zhvillimeve në Shqipëri? Franca është ende skeptike ndaj bisedimeve – dhe Hollanda thjesht ka konfirmuar qëndrimin e saj negativ. Maqedonia Veriore nuk duhet të dëmtohet, vetëm sepse disa vende kanë probleme me Shqipërinë. Mund të jetë edhe anasjelltas: që Shqipëria përfiton nga zhvillimi pozitiv në Maqedoninë veriore dhe që të dy vlerësohen në mënyrë të barabartë në pikën fillestare. Një vit më parë, 25 Shtetet Anëtare dhanë miratimin e tyre dhe tre ishin kritike. Ndërkohë, Gjermania ka marrë një vendim pozitiv nga Bundestag, dhe shpresoj se do të jetë efektive edhe në Francë dhe Hollandë. Duhet mbajtur mend gjithashtu se negociatat nuk do të fillojnë menjëherë sidoqoftë dhe se procesi do të zgjasë me vite. Ajo që kërkohet janë standardet europiane. A shpjegohen arritjet dhe mos-arritjet e vendeve kandidate për në BE në vende si Franca e Holanda? Cili është parametri i tyre matës? Hapja e mundshme e negociatave merr kuptim kur aktorët në Bashkimin Europian janë të gjithë dakord. Por në disa vende ka shumë palë të interesuara në procesin e vendimmarrjes. Dhe vlerësimi i një aplikanti për anëtarësim shpesh bëhet në bazë të politikës së brendshme. Situata gjeostrategjike nuk është në plan të parë. Për shembull, rastet e krimit të organizuar ose kontrabanda droge mund të lidhen me Shqipërinë në mënyrë të thjeshtë dhe të përgjithësuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu