Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola thotë se nuk është në favor që pushimi i ujit të vazhdojë në Premierligë edhe sezonin e ardhshëm.
Që nga kthimi i ligave pas pandemisë, ekipet në çdo gjysmë të të dy pjesëve ndalen për t’u rihidratuar.
Masa u prezantua për të ndihmuar lojtarët të përballen me lojën në vapën e verës, por trajnerët kanë shfrytëzuar mundësinë për të dhënë udhëzime taktike skuadrës së tyre.
Guardiola u pyet nëse ai beson se pushimi i ujit duhet të bëhet një rregull i përhershëm në kampionat, por 49-vjeçari do të preferonte që ata ta heqin këtë ide edicionin tjetër.
“Jo. Unë mendoj se ne e bëmë atë për shkak të mungesës së përgatitjeve për të gjitha skuadrat, me vetëm tre javë para fillimit të garës dhe ndoshta për kushtet e motit”, tha ai.
“Menaxherët e përdorin atë për të biseduar me lojtarët, natyrisht”.