Gruaja muslimane ndaloi burrin që abuzonte me familjen hebreje në një tren

0
Gjigandi

Një grua muslimane që u përpoq të ndalonte një pasagjer, i cili po lëshonte disa fjalë abuzuese ndaj familjes hebreje është lavdëruar në mediat sociale.

Videoja e xhiruar në Londër të premten tregoi një burrë që lexonte pasazhe anti-hebraike ndaj një burri dhe djalit të tij, të cilët kishin vënë kapele të veçanta në kokë, që është shenjë e tyre hebraike.

Babai vendos krahun rreth djalit të tij dhe përpiqet ta shpërqendrojë duke folur për gjëra të tjera.

Gjatë pamjeve, gruaja, e cila tani është zbuluar se quhet Asma, dëgjohet duke i thënë burrit se duhet të ndalojë sepse ka fëmijë këtu, duke bërë që ajo të merr fjalë miradie në Twitter për trimërinë e saj në përpjekjen për t’i ndihmuar ata.

Disa njerëz e quanin atë ‘një yll’ ndërsa të tjerë thoshin se megjithëse klipi ishte zemërthyer për tu parë, Asma ishte bërë një ‘heroinë’.

RonaTyra

Të stunën Asma foli me IlmFeed, një llogari që ndan histori pozitive për Islamin dhe mslimanët dhe ka më shumë se 46 mijë ndjekës, për të folur për përvojën e saj në tren.

Ajo tha: “Si grua dhe nënë myslimane unë e di se si është të sulmohesh dhe poshtërohesh dhe nuk mund ta shikoja këtë të ndodhte me një familje tjetër me fëmijë të vogël që ishte aty”.

Policia tani po heton rastin pasi pamjet e abuzimit u ndanë në mediat sociale. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu