Të gjithëve iu ndodhë që të hynë në Google Search dhe pasi të kenë kërkuar diçka, të gjejnë atë material, por më pas të klikojnë për më shumë informata dhe të dhënat të komplikohen dhe të mos shihen konkretisht, megjithëse të gjitha janë aty.
Pastaj, duke kthyer prapa, apo të përdoret Ctrl-F, si opsion për ta kthyer sërish të njëjtën faqe.
Mirëpo, duket se kjo kohë ka kaluar, sepse Google e ka bërë kërkimin në Search, shumë më të lehtë.
Materiali që shfaqej në kërkimet e deritanishme
Search Engine Land zbuloi se Google lansoi një mundësi të re kërkimi nëpërmjet Search, që nënvizon dhe sjellë në tekst, të gjitha detajet e kërkimit.
Këto pjesë të paraqitura, janë ato pak materiale që shfaqen kur kërkohet për tema të caktuara – që zakonisht kufizohen me ngjyrë gri dhe ndonjëherë, shfaqin edhe një pamje të faqes që rezulton.
Derisa tani, kur të klikohet në atë faqe në internet, përdoruesi dërgohet në pjesën e saktë të faqes nga e cila është marrë pjesëza dhe ku shihet teksti i theksuar në të verdhë.
Shfaqja e të dhënave me sistemin e ri
Gjëja më interesante e gjithë këtij ndryshmi, është se nuk kërkon ndonjë përvojë shumë të madhe në kërkimet në internet, derisa gjithçka bëhet me lehtësi.
Karakteristika duhet të funksionojë si në desktop ashtu edhe në smartfon, por nuk funksionon në të gjitha skenarët.
Sipas përdoruesve, ky sistem ka funksionuar në Chrome, por jo edhe në Safari, ndërsa Google nuk ka thënë se nevojitet ndonjë teknologji e veçantë që kjo ty hyjë në funksion.