Na jemi shërbeti, mushkria e këtij vendi”, thotë Goldi në këngën e re.
Meqenëse jemi në sezonën e verës, ku zakonisht mërgimtarët vizitojnë vendlindjen, Gold AG vendosi t’iu kushtojë këngën.
Ai publikoi projektin me titull “Diaspora”, të cilin e solli në bashkëpunim me Granit Ismajlin dhe ia bashkëngjiti edhe videoklipin.
Producent i kësaj kënge ishte Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli, për tekstin u kujdes Gold AG dhe Genc Prelvukaj, e përcolli me saksofon Murat Ismajli, ndërsa videoklipin e punoi “Black Fish”.
Në vargjet e kësaj kënge, Goldi ndër të tjera thotë “Pare kemi boll, por na duam çaj e pite”.