Gjykata e Kurbinit nxjerr nga qelia Kreshnik Tushën, i dyshuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji e Bujar Lika

0
Gjigandi

Gjykata e Kurbinit liron Kreshnik Tushën, i cili u ndalua për ngjarjen e 30 majit ku u vranë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin, duke vendosur masën arrest shtëpie, teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen. Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së dy nga autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Mbrëmjen e 30 majit në Kurbin, ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, i plagosur ishte edhe Kreshnik Tusha, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë. Më 3 qershor, prokuroria i dha masën ‘Arrest me burg’, Tushës, në lidhje me atentatin e dyfishtë në Kurbin, por ai e mohoi lidhjen me ngjarjen.

Dëshmitë e tij, kanë qenë kontradiktore, duke bërë kështu që të shtohen dyshimet se ka qenë ai një nga autorët që kanë qëlluar mbrëmjen e 30 majit drejt Bujar Likës, mikut të Ervis Martinajt dhe Paulin Gjergjit. Përpara prokurorëve, Tusha është shprehur se i kanë bërë atentat atij pranë shtëpisë, sapo zbriste nga makina, por ndryshe ka deklaruar para bluzave të bardha, të cilëve u ka thënë se është “vetëplagosur aksidentalisht në këmbë”.

RonaTyra

Kush është Kreshnik Tusha?

Kreshnik Tusha, kishte vetëm një ditë që sapo kishte dalë nga burgu i Fushë-Krujës, pas përfundimit të një dënimi me 1 vit burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Mbrëmjen e 30 qershorit ai rezulton të jetë qëlluar me katër plumba automatiku, shumë pranë banesës së tij. Ai ka qenë nën shoqërinë e mikut të tij Ermal Leka, me të cilin pasi kishin pirë kafe dhe mbushur ujë të pijshëm pranë një çezme tek shinat e trenit, janë larguar në banesë. Tusha ka treguar se menjëherë sa ka zbritur nga makina, një person që nuk ka mundur ta identifikojë e ka thirrur“…Policia e Shtetit…” dhe ka qëlluar me armë duke e plagosur në këmbë. Prokuroria thotë se ka gjetur në vendngjarje 4 gëzhoja. Thëniet e tij konfirmohen dhe nga shoku, Ermal Lika, i cili ka treguar në polici se ishte një person që thërriti “…Policia e Shtetit…” dhe ka qëlluar me armë. Ai tregon se në këtë moment ka ulur kokën dhe është strukur brenda në makinë, ndërsa nuk ka parë fare se nga cila ana kishte ikur shoku i tij, Kreshnik Tusha. Vetëm pak më vonë ka mësuar se ai ishte plagosur me një plumb në këmbë.

Si ndodhi atentati?
Tre dëshmi, ajo e banakierit të lokalit dhe dy djemve të viktimës Paulin Gjergji, japin të dhëna mbi karakteristikat e katër personave që morën pjesë në këtë atentat mafioz, por nuk qartësojnë identifikimin e tyre. Djemtë 27 dhe 21-vjeçar kanë pohuar se pa ka kaluar shumë kohë nga hyrja në lokal e babait, shumë shpejt janë shfaqur 4 persona që kanë zbritur nga një makinë, të veshur si policë me veshje të FNSH-së dhe të maskuar. Dy vetë kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa 2 të tjerë kanë shkuar në drejtim të makinës ku ndodheshin djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji. Kuptohet qartë se atentatorët kanë pasur informacion të saktë se me cilin person ndodhej Bujar Lika, dhe për më tepër kanë pasur të dhëna se biznesmeni Paulin Gjergji, ishte në praninë e djemve të tij. Frika se mos vallë pas sulmit me armë në brendësi të lokalit, do të kishte një kundërpërgjigje nga dy djemtë e Paulin që qëndronin jashtë, ka bërë që katër personat e veshur si policë të ndahen, ku dy kanë qëndruar jashtë dhe kanë mbajtur të neutralizuar djemtë, duke iu prezantuar si polici dhe kanë filluar t’i kontrollojnë fizikisht.

Vetëm kur kanë dëgjuar breshëritë e kallashnikovit dhe të klithmat “na vranë, na vranë” atëherë dy djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji, kanë kuptuar gjithçka se s’kishin të bënin me policë por me vrasës të veshur si policë. Njëri nga autorët, i paidentifikuar prej tyre, pasi janë dëgjuar të shtënat në brendësi të lokalit i ka drejtuar armën djalit 21-vjeçar, duke i kërkuar që të mos bëjnë asnjë reagim pasi në të kundërt do i qëllonte. Por sipas burimeve të policisë Laç, 27-vjeçari i është lutur autorëve që të mos i vrisnin vëllanë. Në ikje e sipër, autorët të veshur si policë të FNSH-së, kanë hyrë në automjet dhe janë larguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu