Pastori Muça: Gratë që u vetëflijuan janë përdorur si “kavje” nga sektet satanike

0
Gjigandi

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar pastori Fitor Muça.

Muça është pastor në Kishën Ungjillore në qytetin e Përmetit, kishë e cila është frekuentuar për gati tre vite nga Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi, dy prej të cilave, Zhaneta dhe Anisa, zgjodhën që të vetëflijoheshin duke shpresuar te ringjallja. Gjatë fjalës së tij në studio, pastori Muça ka pohuar se i ka njohur gratë, duke shtuar se ato kanë shtatë vite që janë shkëputur nga komuniteti i tyre. Ndërkaq, ai shtoi se sipas tij, gratë e familjes Josifi janë përdorur si “kavje”, për përdorime eksperimentale. Ndërsa shtoi se i takon prokurorisë që të bëjë vlerësimet e saj.
“Ato janë larguar nga familja biblike, janë larguar rreth 7 vite më parë. Gjysmë e vërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra. Ata kanë ardhur diku nga fundit i 2009-2010. Kanë kërkuar të largohen pa më thënë mua. Nuk ka pasur absolutisht ndonjë konflikt apo hatër mbetje. Mua më duket gati eksperimentale, mua më duket përdorimi i tyre si kavje. Për të vërtetuar ndoshta tezat e tyre, ose ndoshta doktrinën e tyre. Do të jetë prokuroria që do të vendosi. Pra, ka vdekur vajza, nëna ka vazhduar ritualin që i është mësuar, duke e shoqëruar atë me lyerjen e trupit me vajra dhe uthull. Unë besoj që mjekësia ligjore, do të kontrollojë çfarë janë këto vajra, se mbase janë produkte që nuk bëhen dot në shtëpi. Nëse janë produkte të tilla, atëherë del që dikush jua ka dhënë këto produkte”, u shpreh pastori.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu