LAJMI I FUNDIT/ Durres, jep doreheqjen kreu i Urbanistikes – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Jep dorëheqjen kreu i Urbanistikës në bashkinë e Durrësit. Burime  bëjnë të ditur se arkitekti Adhurim Qehajaj ka paraqitur dorëheqjen ditën e sotme. Që nga muaji prill i vitit 2009, arkitekti Adhurim Qehajaj mbante detyrën e Drejtorit të Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës Dorëheqja e tij pason atë të Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, Drita Zeneli, e cila u largua nga posti për arsye shëndetësore në fillim të muajit shtator. Ditën e hënë kanë përfunduar në bashki procedurat për dorëzimin e dokumentacionit të aplikuesve për postin e Zenelit, pasi data 14 tetor ishte afati i fundit. Këto ditë pritet të bëhet publik edhe emri i pasuesit/es së Zenelit në këtë post, që drejtoresha historike e bashkisë e mbante prej 12 vitesh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu