Gjetjet e reja: Maskat duhet vendosur edhe në ambiente të mbllyura, mbani maska në ambiente të mbyllura

0
Gjigandi

Qindra shkencëtarë thonë se ka prova që koronavirusi i ri mund të mbetet në grimca më të vogla në ajër dhe të infektojë njerëzit në ambiente të mbyllura, gjë që mund të thotë se maskat mund të kërkohen të mbahen edhe brenda.

Gjetjet e reja kanë nxitur studiuesit t’i bëjnë thirrje Organizatsn Botërore të Shëndetit të rishikojë rekomandimet që mund të ndikojnë rrënjësisht se si njerëzit do veprojnë gjatë ditëve në vazhdim ndërsa qëndrojnë në hapësira të mbyllura, raporton New York Times.

Nëse përfundimi i tyre është i saktë, njerëzve do u rekomandohet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, edhe kur mbajnë distancë sociale, sipas mediumit amerikan.

Kjo do të nënkuptonte gjithashtu se sistemet e ventillimit në shkolla, shtëpi pleqsh, rezidenca dhe biznese do detyrohen të vendosin filtra të rinj në kondicionerë ajri.

Ekziston një mundësi tjetër që drita ultravjollcë mund të mbysë grimcat e imëta dhe infektuese.

RonaTyra

OBSH ka thënë që sëmundja koronavirus përhapet kryesisht nga një person tek personi tjetër përmes spërklave të liruara nga hunda ose goja, të cilat dëbohen kur një person me COVID-19 kollitet, teshtit ose flet.

Në një letër të hapur për agjencinë, të cilën studiuesit planifikojnë ta botojnë në një ditar shkencor javën e ardhshme, 239 shkencëtarë në 32 vende përshkruajnë provat që tregojnë se grimcat e imëta mund të infektojnë njerëzit, raportoi Times të shtunën.

OBSH nuk iu përgjigj menjëherë kërkeses për koment nga Reuters. Sidoqoftë, agjencia shëndetësore tha se provat se virusi mund të transmetohej përmes ajrit nuk ishin aspak bindëse, sipas NYT.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu