Një grup i valltarëve entuziast kanë pësuar lëndime trupore, kurse u shemb skena dhe masa përfundoi nën dërrasa.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një shfaqje në teatrin Municipal në Campinas të Brazilit.
Valltarët nga akademia Sandra Godoy shihen sesi “i përpin” skena pak sekonda para se ta përfundonin koreografinë, derisa masa e mbledhur në sallë i duartrokiste.
Mediat lokale raportojnë se gjashtë persona janë lënduar, në mesin e tyre tri mësuese dhe tre nxënëse të moshës 16,23 dhe 25-vjeçe.
Që të gjashtit janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku më pas janë liruar për të vazhduar shërimin në shtëpi.