GIZ nënshkruan projektin për përgjigje ndaj Covid-19 me Kolegjin Heimerer

0
Gjigandi

Në prani të Ambasadorit Gjerman në Republikën e Kosovës, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ në Kosovë, David Oberhuber do të nënshkruhet një partneritet publik-privat (PPP) midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer.

Qëllimi kryesor i këtij granti prej 200,000 euro do të jetë zbatimi i masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve.

Ky financim është pjesë e një programi specifik PPP (develoPPP.de) që u vu në zbatim nga GIZ menjëherë pas fillimit të pandemisë Coronavirus, dhe është si  përgjigjje e Gjermanisë për të minimizuar ndikimin e Covid-19 në të gjitha pjesët të globit.

Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, dhe falë një angazhimi të fortë nga të dy palët, GIZ dhe Kolegji Heimerer ishin në gjendje të përfundojnë planin e projektit në 2 muaj – një rekord i ri për një projekt PPP që të jetë gati për nënshkrim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu