Ministri Mehaj takohet me bartësit e projektit “Fëmijët shpëtojnë jetë”

0
Ministri Mehaj takohet me bartësit e projektit “Fëmijët shpëtojnë jetë”
Gjigandi

Nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe ekipit të mjekëve shqiptaro-amerikan nga nesër deri më 10 Qershor në kazermat e FSK-së, të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Istogut me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të vendit do të realizojmë projektin “Fëmijët shpëtojnë jetë”.

Për t’u dëshiruar mirëseardhje, mirënjohje dhe fillim të mbarë të projektit tonë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, Zv.Komandantin e FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqin, si dhe oficerët mjekësor të FSK-së, Prof.Dr. Premtim Rashitin dhe Dr. Kadri Haradinaj, pritën në takim, delegacionin e mjekëve shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga Dr. Sylejman Çelaj dhe Dr. Jose Willey.

Me këtë rast, Ministri Mehaj, shprehu kënaqësinë e tij që po realizohet idea e tij e konceptuar para një viti. Gjithashtu , ai theksoi se ky aktivitet është pjesë e ide-projektit të Ministrisë së Mbrojtjes për futjen e lëndës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Paqes në plan-programin e shkollave tona. Ndër të tjera, ai theksoi se krahas këtij projekti, do të intensifikohet bashkëpunimi i ngushtë me diasporën tonë, edhe shumë fusha tjera me interes për rininë tone, qytetarët tanë dhe së ardhmes së kombit dhe atdheut tonë. Në fund, ai tha se “Atdheu ynë është vendtakimi ynë i çdo patrioti dhe ka hapësirë që secili nga ne të japim kontributin tonë për edukimin, zhvillimin dhe përparimin e saj në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe mirëqenies së vendit dhe qytetarëve tanë.”

Projekti “Fëmijët shpëtojnë jetë” është projekt vullnetar i cili realizohet me iniciativën e përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe mjekëve shqiptaro-amerikan, të përkrahur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit.

Ekipi i mjekëve në bashkëpunim me Regjimentin e Mjekësisë të FSK-së do të realizojë trajnimin 4 ditor për 400 nxënës të shkollave të mesme nga 25 komunat e vendit me përfshirje të të gjitha komuniteteve.

RonaTyra

Gjatë këtyre ditëve, fëmijët do të kenë mundësinë që të marrin mësime bazike për të dhënë ndihmën e parë dhe për të përdorur defibrilatorët në raste të situatave të papritura dhe aksidenteve, me c’rast ata do të kenë njohuritë bazike, që do të rezultonte në uljen e rrezikut duke shpëtuar jetën e çdo qytetari që mund të gjendet në një situatë të rrezikshme për jetën.

Ekipi i mjekëve dhe komuniteti shqiptaro-amerikan kanë grumbulluar donacione në vlerë prej 50 mijë dollar, me ç’rast në mënyrë vullnetare do të sjellin eksperiencën e tyre profesionale dhe specialistike, si dhe defibrilatorët si donacion dhe mbështetje për FSK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky aktivitet është edicioni “Kosova 2022” dhe ka për qëllim të jetë aktivitet tradicional, si dhe të organizohet një herë në vit. Aktiviteti ka për qëllim që në vitet në vijim të zgjerojë rrjetin e mjekëve shqiptar dhe miqëve tanë gjithandej botës, të cilët vullnetarisht do t’i bashkohen kësaj iniciative dhe një herë në vit të vizitojnë Kosovën dhe të japin kontributin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu