Gafa e madhe e qeverisë shqiptare që detyroi BE të mos i rihapë kufijtë

0
Gjigandi

Qeveria shqiptare ka bërë një gafë të madhe në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19 dhe po e thellon atë duke lejuar të futen në vendin tonë turistë nga dy vende me valë të rëndë infeksioni, tha sonte mjeku Erion Dasho.

Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho deklaroi se “Bashkimi Evropian na ka mbyllur kufijtë për faj të strukturave tona shtetërore sepse ato janë përgjegjëse për kontrollin e epidemisë”.

“Bashkimi Evropian na ka mbyllur kufijtë për faj të strukturave tona që janë përgjegjëse për kontrollin e epidemisë. BE-ja ka kriteret e saj dhe ne nuk i plotësojmë kriteret. Qytetarët e kanë gjithë të drejtën që të ndihen të tradhtuar, pasi ata iu përgjigjën thirrjes për izolim, por më vonë e gjetën veten të pambrojtur përballë virusit. Është situatë skandaloze”, tha Dasho në A2.

Dasho e konsideroi papërgjegjshmëri faktin që Shqipëria pranon turistë nga vende si Bjellorusia pa u testuar më parë në hyrje.

“Kemi lejuar që turistët e huaj të vijnë te ne, por të vetmit që po vijnë janë janë nga Ukraina dhe Bjellorusia, që janë vende më keq se ne. Është papërgjegjshmëri të pranohen turistë nga këto vende pa u testuar në hyrje. Edhe Kamboxhia, shumë më e varfër se ne, i teston turistët në kufi”, tha Dasho.

RonaTyra

Në fund, mjeku theksoi se në Shqipëri po bëhet një gafë e madhe sa i përket masave mbrojtëse: “Dorezat janë gafa më e madhe që bëhet në Shqipëri. Kjo ka qenë një masë rudimentare, e janarit apo shkurtit. Sot, në asnjë vend të botës nuk rekomandohen dorezat. Dikujt, në atë Komitet Ekspertësh i ka ngelur ora në janar. Doreza jo vetëm që nuk ndihmon, por dëmton. Kur unë shkoj nëpër lokale dhe shikoj kamarierët që shërbejnë me dorezat që mund të kenë ditë të tëra pa u ndërruar, unë ndihem i ekspozuar ndaj virusit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu