Futbolli në Kosovë është rikthyer përsëri me ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës të cilat janë zhvilluar në mesjavë.
Kurse, Superliga e Kosovës pritet të vazhdojë në fundjavë me përballje tejet interesante, shkruan “Sheshi”.
Skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani, ndeshjet do t’i zhvillojnë në cilësinë e vendasit.
Drita të shtunën e pret skuadrën e Flamurtarit, ndërsa Gjilani të dielën do të luaj kundër Trepçës ’89.
Pushimi i gjatë si shkak i pandemisë së koronavirusit ka bërë që stadiumet në Kosovë të lulëzojnë dhe të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Gjithashtu, edhe stadiumi i qytetit në Gjilan është në gjendjen fantastike për skuadrat gjilanase që luftën e nxehtë për titull do ta vazhdojnë deri në fund.