Një foto sa një mijë fjalë e vitit 1980!
Një stërvitje në ato vitet ku shihet Agim Tahiraj, atëkohë stërvitej me trajnerin e madh Lah Nimani (tani i ndjer).
Këtë foto Tahiraj e ruan me krenari dhe është i lumtur që ka qenë pjesë e kohës së artë të Prishtinës, por që pastaj kishte shkuar në Kristal të Zajeçarit, kur garonin në elitën e boksit ish jugosllav.
Agim Tahiraj
Tahiraj ka qenë ndër boksierët më të mirë, ndërsa në kohën e okupimit ka punuar si trajner dhe ka qenë aktivist i madh në Shoqatën ‘Nëna Terezë”.