Holanda do të rinisë futbollin

0
Gjigandi

Federata Holandeze e Futbollit ka komunikuar mbrëmjen e djeshme se Eredivisije 2020-2021 do të nisë në datën 12 shtator, pra 6 muaj pasi është ndërprerë aktiviteti futbollistik i këtij sezoni.

Një lajmërim ky që erdhi fill pasi u zbutën masat kufizuese, karantina dhe izolimi i Holandës.

Qeveria lajmëroi se do të jetë e mundur të hapen stadiumet pa publik, edhe pse me kushte sigurie të caktuara, si distancimi social prej një metri e gjysmë, por kapaciteti do të jetë i reduktuar te impiantet.

Kampionati holandez, kujtojmë, ishte mes të parëve që deklaroi mbylljen përpara kohe dhe kundër vendimit të UEFA-s. Nuk u dha asnjë titull, ashtu sikurse nuk u njohën rëniet apo ngjitjet në kategori.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu