Aktori ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e klubeve.
Masat e reja të vendosura nga Qeveria e Shqipërisë, kanë nxitur reagime të shumta.
Me vendimin e ri të Qeverisë, mbyllen klubet e natës, diskotekat dhe Lounge Baret, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Po ashtu, muzika është ndaluar nga ora 20:00 në të gjitha mjediset e shërbimet e çfarëdollojshme. Aktori Florian Binaj ka ironizuar me këtë vendim përmes një postimi në Instagram.
“Sipas një studimi të Universitetit të Surrelington në Tirinois të Maçaçuets, Covid-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universiteti gjet tek një këngë një notë Do dhe një notë Sol pozitive me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë Mi-së, La-së dhe Re-së, ndërkohë Fa-ja dhe Si-ja kanë dalë negative në test”, shkruan Flori.
“Po sufllaqet mund të mbajnë muzikë pas orës 20:00?”, janë fjalët e tij në një tjetër postim.