Flori Mumajesi dhe Alban Skenderaj kanë dhënë sinjalet e para për një duet.
Flori Mumajesi dhe Alban Skenderaj janë dy emra mjaft të pëlqyer në muzikën shqiptare, të dy zotërojnë një talent të paparë.
Këngëtarët ishin të ftuarit e Arilenës për ditëlindjen e saj, dhe me imazhet e publikuara në rrjetet sociale ata dhanë sinjalet e para për një bashkëpunim.
Albani ndau një foto me Florin dhe sipër saj shkroi “Kënga që do bëhet do bëhet, por kush do e kompozoj”.