Fitore e thelle ndaj Moldavise, por zyrtarisht Shqiperia eshte jashte Euro 2020 – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një performancë fantstike e djemve të Edi Rejës në Kishinau, që shpartallojnë Moldavinë me një rezultat të pastër 4-0, duke e siguruar suksesin që në pjesën e parë. Një rezultat që fatkeqësisht nuk na hap dyert e Euro 2020, pasi barazimi mes Francës dhe Turqisë, i ka hequr Shqipërisë dhe atë mundësinë e çmendur që kishte në dispozicion… të mposhtte Francën 4-0 në Tiranë! Por tashmë duhet t’a lëmë pas shpine këtë fushatë eliminatore dhe të shohim gjërat më pozitive të saj, ku padyshim ardhja e Edi Rejës qëndron në majë të listës. Veterani i trajningut italian ka rinovuar ekipin dhe i ka dhënë dinjitet skuadrës në fushë, ndërsa në Moldavi i dha besim të plotë dyshes sulmuese Manaj-Cikalleshi, por edhe portierit Strakosha, që me gafën në Stamboll kushtëzoi përfundimisht shanset e Kombëtares për të bërë më tej. Në Kishinau ndeshja nuk ka histori! Shqipëria shënon në minutën e 22-të falë gjakftohtësisë së Sokol Cikalleshit, dyfishon 12 minuta më pas me Keidi Baren, që nuk e lë pa hapur dhuratën e ofruar nga portieri moldav dhe i vë kapak me golin e Lorenc Trashit, mbrojtësi i Partizanit që u la jashtë me kokfortësi nga Kristian Panuçi, por gjeti debutimin dhe golin e parë menjërherë me Rejën. Në limitet e kohës së rregullt, Manaj shënon një gol alla-Betega pas asistimit perfekt të Roshit, ndërsa për t’u shënuar dhe debutimi i Marash Kumbullës dhe Lindon Selahit, dy prej talenteve më premtues për të ardhmen! Sot, më mirë se kaq nuk mund të bëhej!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu