Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, nuk është nga ata emrat që përmendet shpesh në faqet rozë, mirëpo një prej lajmeve që është përfolur shumë ka qenë marëdhënia e saj me Flori Mumajesin.
Në “Kurthin e Piter Panit”, Fifi nuk arriti t’i shpëtoj pyetjes se a ka qenë në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria.
“Florin e kishe shok se është djalë flori apo e kishe të dashur”, ishte pyetja, ndërsa përgjigja e Fifit ishte e thjesht.
“Florin e kam shok, sepse është djalë flori”, është shprehur ajo.
Lajmi ka qarkulluar nëpër media për më shumë se një vit e gjysmë, ndërsa tani Fifi ka sqaruar gjithçka në lidhje me këtë tem duke mos i lënë vend dyshimeve.