Festoi 33-vjetorin, Rudina Dembacaj tregon dhuratat që ka marrë nga Marku dhe ish-bashkëshorti

0
Gjigandi

Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj ditën e djeshme ka festuar 33-vjetorin e saj. Në këtë ditë të veçantë, ajo është surprizuar nga bashkëshorti i saj Mark Frroku dhe ish-bashkëshorti Aleksi.

Përmes disa postimeve në “Instastory”, ajo ka treguar momentet magjike që i ka organizuar Marku. Në disa video të postuara, Rudina ka treguar se bashkëshorti e ka surprizuar me fishekzjarre dhe krahas postimit ajo shkruan: Faleminderit dashuria ime.

Nuk ka munguar as dhurata e ish- bashkëshortit të saj Aleksit, e cila ruan një marrëdhënie shumë të mirë me të edhe pas ndarjes.

Ai i ka dhuruar një bluzë të personalizuar dhe një case për telefon, me inicialet e emrit të saj “R.D”. Këtë dhuratë moderatorja e ka postuar në “Instastory” dhe e etiketon dhe ish-bashkëshortin.

RonaTyra
Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu