“Fast & Furious 9” mund të rikthejë të ndjerin Paul Walker për filmin e ri.
Edhe pse kjo nuk është konfirmuar ende nga Universal, gazetari Daniel Richtman ka dhënë lajmin në Twitter.
“Ka kaluar shumë kohë. Ata po sjellin përsëri personazhin e Paul Walker, Brian në FF9”.
Walker ka qenë pjesë e “Fast & Furious” që nga fillimi, duke luajtur së bashku me Vin Diesel, si polic i infiltruar që quhej Brian O’Connor në vitin 2001.
Ata u ribashkuan më pas në filmin e vitit 2009 “Fast & Furious” dhe më pas në “Fast Five” të vitit 2011, “Fast & Furious 6” të vitit 2013 dhe “Furious 7” të vitit 2011.
Herën e fundit që e pamë Paul Walker ishte në vitin 2015 dhe ndonëse xhirimet ishin bërë para vdekjes së aktorit, në disa pjesë prej tyre u desh të ndihmonte vëllai i të ndjerit.