Facebook bllokon fushatat e manipulimit nga Irani dhe Rusia

0
Gjigandi

Rrjeti social Facebook njoftoi se ka bllokuar katër operacione të manipulimit publik, të udhëhequra nga grupe, që paraqiteshin si përdorues të rrjetit social dhe mbështeteshin nga Irani dhe Rusia.

“Ne u dhamë fund këtyre fushatave për shkak të natyrës së tyre mashtruese, jo për shkak të përmbajtjes që ata shkëmbenin”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë në internet i Facebook-ut.

Tre prej këtyre fushatave ishin orkestruar nga Irani dhe e katërta nga Rusia.

Gjiganti i teknologjisë i zbuloi këto operacione në kuadër të përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të siguruar integritetin e zgjedhjeve në SHBA, në vitin 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu