Australi/ Peshkaqenët sulmojnë delfinin; mbyllen disa plazhe

0
Gjigandi

Disa plazhe të njohura në Sidnei të Australisë janë mbyllur pasi peshkaqenët sulmuan një delfin në ujërat afër qytetit. Dy peshkaqenë u vunë re në zonën Shelly Beach, në veri të Sidneit, pas sulmit dhe autoritetet mbyllën të gjitha plazhet aty pranë si një masë paraprake. Edhe festivalet e  planifikuara janë anulluar.

Rojet e shpëtimit larguan njerëzit nga uji pas sulmit, i cili ndodhi rreth orës 07:00 me orën lokale të së shtunës dhe u kërkuan njerëzve të mos hynin në ujë derisa të konsiderohej i sigurt.

Vdekjet njerëzore nga sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në Sidnei, me vetëm dy në 60 vitet e fundit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu