Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të sigurohemi që po marrim mjaftueshëm fibra në baza të rregullta.
Lënda ushqyese është thelbësore për tretjen dhe shëndetin tonë të zorrëve.
Por, me të vërtetë mund të teprohet konsumimi edhe i gjërave të mira, përfshirë këtu edhe fibrat.
Sipas klinikës Mayo, personat e moshës 50 vjeçare dhe më të rinj duhet të synojnë konsumimin e 25 gramë fibra çdo ditë, ndërsa ata mbi 50 vjeç mund të ulin atë pak në 21 gramë.
Disa studime sugjerojnë që konsumimi deri në 35 gramë fibra çdo ditë mund të ndihmojë kundër plakjes, por të kalosh limitin mund të çojë në simptoma të dhimbshme si kapsllëk dhe ngërç.
Konsumimi i tepërt i fibrave gjithashtu mund të shkaktojë shtim të përkohshëm të peshës, që zakonisht është e kundërta e asaj që keni dashur kur të shtoni më shumë fibra në dietën tuaj.
Megjithëse fibrat mund të ndihmojnë në ekuilibrin e sheqerit në gjak, një bollëk prej tyre mund të kthejë gjithçka për keq.
Në thelb, të gjitha mënyrat sesi trupi ynë mund të përfitojë nga fibrat, kthehen shpejt në të kundërta dhe bëjnë gjërat shumë më keq nëse e teprojmë.
Nëse tashmë jeni duke përjetuar ato efekte anësore të keqe të marrjes aksidentale të shumë fibrave në sistemin tuaj, Healthline pretendon se mund të gjeni lehtësim duke pirë shumë ujë.