Enca para pak orëve njoftoi se gjatë këtij muaji lansohet video-projekti i ri.
Enca Haxhia nuk kishte sjellë ndonjë këngë që nga korriku, por pritjes së fansave po i vjen fundi, ajo pak minuta më parë bëri të ditur se gjatë këtij muaji publikohet kënga e re.
Këngëtarja sapo ka ndarë një video në Instagram ku shihet duke interpretuar pak nga kënga e saj, ajo përmes postimit bëri të ditur se ‘MËAH’ titullohet projekti të cilin e ka punuar edhe me klip.
Mbetet të shihet nëse klipi është i realizuar në Paris pasi Enca së fundmi kishte udhëtuar në kryeqytetin francez dhe si duket arsyeja qenka ‘MËAH’.