Dy ditë më parë Elita Rudi festoi përvjetorin e 27 të lindjes dhe e vjehrra, nëna e Gjikos organizoi një festë surprizë me rastin e ditëlindjes së nuses së shtëpisë.
E veshur me një jumpsuit me printe florale në ngjyrë të kaltër, në fotot e shkrepura gjatë ditëlindjes, barku i vazjës së ditëlindjes duket paksa i rrumbullakosur, dhe në raste të tilla dihet se cili është aludimi që ndizet në mendjet e gjithsesilit.
Mos vallë familja do të shtohet me një tjetër anëtar?!
Megjthatë nuk përjashtohet edhe fakti që Elita të ketë marrë disa kilogramë gjatë pushimeve që familja pati pak ditë më parë në Jug të Shqipërisë.
Kujtojmë që Elita dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë më 20 shkurt 2019, kur mirëpritën në jetën e tyre djalin Zëri.