ELBASAN/ Tentoi të vetëvritet , 40-vjeçari pret damarët në mes të rrugës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Tabakane në Elbasan, ku një person ka prerë damarët.

Një person ka prerë damarët në mes të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tabakane në Elbasan dhe emri i personit në fjalë mësohet se është Dashi Sejdini.
Banorët e zonës konfirmojnë faktin se pas aktit ekstrem, ambulanca është vonuar të vijë në vendngjarje, ndonëse është lajmëruar prej tyre fillimisht dhe më pas prej policisë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ambulanca ka ardhur rreth 1 orë me vonesë duke bërë qe burri të mbetet i shtrirë në rruge dhe te krijohen njolla të shumta gjaku.
Persona që e njohin personin që tentoi vetëvrasje bëjnë me dije se ai ishte i varur nga alkooli, alibi të cilin e konfirmon edhe policia.
Edhe gjatë ditës se sotme ai ka qënë i dehur. Sipas burimeve ai është shtruar në spital ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu