Qebaptoren e kishin kthyer në plantacion kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarë në Belgjikë

0
Gjigandi

Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Belgjikë, pasi u kapën në një plantacion kanabisi në një ish-qebaptore në Rechtestraat në Lille.

Forcat e policisë e zbuluan plantacionin në 26 mars të këtij viti, ku gjithsej ishin 1045 bimë narkotike kanabis sativa.

Policia fillimisht hetoi ndërtesën e zbrazët me një kamerë termike dhe hetuesit kontrolluan edhe një ish-qebaptore në qendër të Lille. Aty u zbulua një plantacion kanabisi me gjithsej 1045 bimë, të shtrira në katër dhoma kultivimi.

Sipas mediave të huaja, energjia elektrike është nxjerrë ilegalisht nga rrjeti. Pas kontrollit, një 35-vjeçar shqiptar me iniciale O.K, është arrestuar.

Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se plantacioni ishte tashmë në përdorim në dhjetor 2022 dhe se ka pasur dy korrje. Sipas hulumtimit, të ardhurat totale arritën në 300.960 euro.

35-vjeçari ka caktuar si bashkëpunëtor një tjetër bashkatdhetar, 28-vjeçarin A.M, për t’u kujdesur për bimët e kanabisit.

RonaTyra

Gjykata dënoi 35-vjeçarin dhe  28-vjeçarin me një dënim efektiv prej tridhjetë muaj dhe dyzet muaj respektivisht. Gjykata ka konfiskuar një fitim kapital prej 100 mijë eurosh dhe të dy duhet të paguajnë gjithashtu një gjobë prej 8000 euro.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu