Rreziku nga reshjet në tokat bujqësore, Rama ndan pamjet me masat nga pastrimi i kanaleve kulluese

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ disa pamje nga kanali kullues në fshatin Sheqishte, Bashkia Patos.

Ai ka zbuluar se drejtoritë e ujitje-kullimin janë duke marrë masa në të gjithë vendin për eliminimin e rrezikut nga rreshjet për tokat bujqësore. Ato po pastrojnë kanalet kulluese në sezonin e dimrit.

“Drejtoritë e Ujitje-Kullimit në gjithë territorin po marrin masa për eliminimin e rrezikut nga rreshjet për tokat bujqësore, duke pastruar kanalet kulluese për sezonin e dimrit. Pamje pastrimi i kanalit kullues në fshatin Sheqishte, Bashkia Patos që shërben për kullimin e 250 hektarë tokë bujqësore”, ka shkruar Rama krahas videos.

 

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu