Shkon në 4 numri i policëve të prekur me COVID-19 në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ku ditën e sotme ka dalë pozitiv me koronavirus shefi i Policimit në Komunitet. I infektuari është një 40-vjeçar nga Berati.
Si pasojë infektimit të 4 punonjësve të policisë është vetëkarantinuar për 14 ditë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan.
Drejtori i policisë Elbasan rezultoi negativ në testin e parë, por sërish po qëndron në karantinë.
Ditën e djeshme Shqipëria shënoi rekord me numrin e të infektuarve me 117 raste të reja brenda 24 orëve.