Elbasan/ Renea aksion ndaj bizneseve dhe personave te dyshimte – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Grupe të Ndërhyrjes së Shpejtë në mbështetje të RENEA-s, gjithsej 60 efektivë me 10 makina kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit duke ushtruar kontrolle të rrepat në dy biznese në lagjen ‘Sule Paprri’. Burime për Report Tv bëjnë me dije se njëri prej bizneseve operonte në fushën e ‘Policisë Private’. Gjatë kontrollit nga ana e policisë njëri prej bizneseve ka kundërshtuar me forcë dhe nuk ka hapur derën që të kryhej kontrolli. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të hapur derën e këtij biznesi. Prej disa ditësh në Elbasan po kryhen kontrolle të njëpasnjëshme për goditjen e grupeve kriminale. Policia po vepron me lista me emra të personave të shpallur në kërkim dhe personave të tjerë që kanë lidhje me këto grupe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu