Financave i mungojnë 82 mln euro/ Të ardhurat, 2.2% mosrealizimi i buxhetit në 9 muaj

0
Gjigandi

2,2% përqind është mos realizimi i të ardhurave në buxhetin e shtetit për 9-mujorin. Por shifrat zyrtare të ministrisë së financave tregojnë të dhëna shqetësuese për mbledhjen e të ardhurave. TVSH që është dhe zëri kryesore, ka një mos realizim të planit me plot -9,1%.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Qeverisë i mungojnë në arkë vetëm tvsh 82 milionë euro. Efekti i mos përmbushjes së planit është kompesuar nga rritja e arketimeve nga tatimi mbi fitmit, të ardhurat personale dhe taksat vendore. Pozitiv ka qenë dhe efekti i dividentit.
Sipas shifrave të Ministrisë së Financave në shtator u arketuan 1.85 miliardë lekë TVSH e brendshme, nga 3.56 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia është 48%. Tvsh e brendshme është tregues i drejtpërdrejtë i konsumit në ekonomi dhe rënia këtë vit ka qenë e vazhdueshme çdo muaj.
Përfundimi i gazsjellesit tap, kriza prodhimit të energjisë elektrike dhe mbyllja e lojërave të fatit, janë faktorët sipas autoriteve për mos realizimin e planit.
Tani që një projket i madh si ai i gazsjellësit tap prej gati 1,5 miliardë euro po shkon drejt fundit, impaktet pozitive për ekonomine shpitare janë të papërfillshme duke qenë se vendi ynë nuk mund të përdorë gazin që do të trasportohet. Varësia nga investime të tilla si projekti tap apo kaskada e Devollit që ndikimin e tyre e kanë vetëm gjatë ndërtimit tregojnë se sa e dobët është ekonoma shqiptare, dhe mungesën e hartimit të politikave që do të zëvendësonin përfitimet e munguara pikërisht nga përfundimi i këtyre projekteve.
Donald Jorgoni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu