Eksperti shpjegon ku gaboi qeveria shqiptare me strategjinë për Covid-19

0
Gjigandi

Mjeku Erion Dasho deklaroi në “Ditari”  se publiku ka humbur besimin te Komiteti i Ekspertëve dhe për këtë arsye ka një shtim të rasteve ditore me koronavirus në vendin tonë.

“Kur ky komitet na rekomandoi të izoloheshim, u izoluam. Por, karantina u tejzgjat dhe ajo periudhë nuk u përdor për të ndërtuar strategji efikase. Kur shikon se si spitali bëhet vatër infeksioni, publiku e merr si mesazh “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Kur spitali dhe administrata nuk marrin masa, publiku merr mesazhin e gabuar”, tha Dasho.

Sipas tij, strategjia që u ndoq nga Shqipëria ishte e gabuar: “Mbyllja nuk është kurrë strategji e mirë. Ajo e parandalon përhapjen e virusit, por shkakton dëm në shëndetin mendor dhe ekonomi. Mbyllja justifikohet 2-3 javët e para, kur virusi sapo hyn, ndërkohë që riorientohet shërbimi shëndetësor, përgatiten bizneset që të operojnë në mënyrë të sigurt, punëdhënësit kalojnë aktivitetin nga zyra në shtëpi. Këtë bënë vendet e suksesshme, ndërsa ne patëm një karantinë të tejzgjatur, shumë të rreptë dhe mbi të gjitha me masa të çuditshme: një herë dilnin gratë me fëmijët deri 10 vjeç, një herë gratë me fëmijët deri 14 vjeç e kështu me radhë”.

Mjeku theksoi se “strukturat shtetërore e kanë lënë në mëshirë të virusit popullatën, për këtë arsye njerëzit duhet të marrin vetë masat: të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura dhe të respektojnë distancimin social në ambiente të hapura”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu