City dhe United, gati të shpenzojnë 45 milionë euro për yllin e Milan-it

0
Gjigandi

Pas barazimit 2-2 të marrë në fushën e Spal-it, Milan-i i Pioli-t do të duhet të reagojë menjëherë për të mos humbur trenin e Europës.

Përballë do të kenë një Lazio shumë të motivuar të shtunën në mbrëmje. Ajo e Olimpico-s nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për kuqezinjtë.

Gjithashtu, Pioli do të duhet të tregohet i aftë që të mos lërë zërat e merkatos të shpërqendrojnë një grup akoma në garë për një objektiv të rëndësishëm.

Në sezonin e komplikuar të kuqezinjve është një lojtar që ka treguar shumë gjëra pozitive. Ai është Ismael Bennacer, i cili duket se është ambientuar mirë në Milanello pas transferimit nga Empoli verën e kaluar.

Paraqitjet e 22-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Manchester City-t, sipas Sport Witness. Dy gjigantët e Premier League duket se janë të gatshëm të derdhin 45 milionë euro në arkat e kuqezinjve.

RonaTyra

Një shumë e rëndësishme dhe nëse do të vijë një ofertë e tillë, Milan do ta marrë në konsideratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu