Bie shi për vetëm pak minuta, përmbyten rrugët e qytetit të Durrësit

0
Bie shi për vetëm pak minuta, përmbyten rrugët e qytetit të Durrësit
Gjigandi

Ndonëse reshjet e shiut që kanë përshirë vendin mëngjesin e kësaj të marte kanë qenë të imta dhe kanë rënë për vetëm pak minuta, disa rrugë në qytetin e Durrësit janë përmbytur plotësisht. Sasia e ujit në rrugë e ka vështirësuar qarkullimin e makinave dhe të kalimtarëve. Shkak për përmbytjen e disa prej rrugëve kryesore, dyshohet se është bërë bllokimi i kanalizimeve.

Një prej rrugëve më të përmbytura është ajo e Mujo Ulqinakut.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu